Dy fëmijë të plagosur rëndë në Kiev vdiqën për shkak të bllokadës ruse

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dy fëmijë të plagosur rëndë në Kiev vdiqën për shkak të bllokadës ruse

Mbrëmjen e 4 marsit, një raketë ruse u rrëzua mbi spitalin Okhmatdyt në Kiev.

Mjekët vijuan me evakuimin e fëmijëve por dy prej tyre, të cilët ishin plagosur rëndë vdiqën për shkak të pamundësisë për të marrë ndihmë.

Këtë e bëri të ditur mjeku kujdestar i Okhmatdit. Ai vërejti se për shkak të bllokadës së armikut mjekët nuk mundën të ndihmonin fëmijët e plagosur në vendbanimet afër Kiev-it.

“Në Evropë, në një qytet evropian, ne morëm tre kërkesa për evakuimin e fëmijëve të plagosur rëndë nga plagët e armës së zjarrit brenda një dite. Dy prej tyre nuk mbijetuan atë natë. Pikërisht sepse nuk ishin në gjendje të merrnin kujdes të specializuar”, deklaroi mjeku ukrainas.

Advertisement

Ndërkaq drejtori i Përgjithshëm i Okhmatdyt-it, Volodymyr Zhovnir theksoi se janë evakuuar shumë fëmijë me onkopatologji.

“Një raketë u rrëzua mbi Okhmatdyt-in në mbrëmje. Pati një shpërthim aq të fuqishëm saqë theu derën e ndërtesës qendrore dhe dëmtoi dritaret në katin e nëntë. Falë Zotit fëmijët nuk u lënduan. Ne i mbajtëm në një strehë për bomba”, sqaroi Zhovnir.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të spitalit, në repartin ku kryhen operacionet në zemër ka shumë fëmijë.

Ata gjithashtu duhet të evakuohen dhe po krijohet një kolonë që do të shkojë në Ukrainën perëndimore.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy