Dy molotovë lëshohen drejt Parlamentit, njëra “shpërthen” në oborrin e xhamisë së Namazgjasë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zhvillime të çuditshme në Tiranë, pas shembjes së godinë së Teatrit Kombëtar.

Mbrëmjen e sotme një shishe molotovi është hedhur brenda një konteineri te Xhamia e Namazgjasë. Ndërsa një shishe tjetër me lëndë djegëse, por që nuk ka shpërthyer në flakë, është gjetur te oborri jashtë Parlamentit.

Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Po ashtu, këtë mbrëmje, zjarri përfshiu një ambient në katin e tretë të një pallati te Stacioni i Trenit, por dyshohet që ngjarjet të mos kenë lidhje me njëra-tjetrën.

Zona është rrethuar nga forcat e policisë si dhe punonjësit e zjarrfikëses.

Advertisement

Shishja me lëndë djegëse e gjetur para Parlamentit:

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy