Dy pasagjerë humbin jetë nga përplasja e trenave, dhjetëra të plagosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dy pasagjerë humbin jetë nga përplasja e trenave, dhjetëra të plagosur

Dy persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar, pas përplasjes së dy trenave në Çekinë Perëndimore.

 

Katër persona u transportuan në gjendje të rëndë me helikopter në spital, ndërsa 31 të tjerë kanë marrë dëmtime më të lehta.

 

Advertisement

Zv.kryeministri çek, Karel Havlicek tha se treni Ex 351 nuk e zbatoi shenjën “Stop” dhe u përplas me një tren udhëtarësh.

 

Nga ana tjetër, komandanti rajonal i zjarrfikësve, Jaroslav Hrdlicka, deklaroi për një televizion çek se ekipet e shpëtimit ende janë duke kërkuar një person të zhdukur në vendin e përplasjes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy