
Pas përfundimit të fazës së grupeve, janë mësuar dhe ciftet e skuadrave që kanë kaluar në 16 më të mirat.
Gjermani-Angli dhe Belgjikë-Portugali mund të konsiderohen padyshim dy përballjet më spektaloare, të cilat premtojnë emocione dhe një lojë të bukur deri në sekondat e fundit .
Fituesja e duelit gjermano-anglez do të ndeshet në cerekfinale me Suedinë ose Ukrainën.
Ndërkaq kampionët në fuqi të Portugalisë, do të tentojnë të ruajnë fronin edhe pse përballë kanë Belgjikën, skuadër që e mbylli me 9 pikë të plota turin .
Superpërballje mendohet të jetë dhe ajo mes Spanjës dhe Kroacisë, ndonese dy skuadrat kanë patur jo pak luhatje në fazën e grupeve.
Rrugën per në finale duke se e ka më të lehtë kombëtarja e Hollandës e cila ndeshet në raundin e 1/8 me Republikën Ceke në Budapest ndërsa në rast të një triumfi do të presë fituesin e Uells-Danimarke.
Ndërkohë dhe Italia e Mancinit ka një kundërshtar të lehtë në letër si Austria por që ka bërë jo pak surpriza në ndeshjet e fundit .
Në rast të një triumfi, të kaltërit i pret një superpërballje pasi do të ndeshen me fituesin e Portugali-Belgjike.
Edhe Franca vjen si një favorite absolute për ta fituar këtë ndeshje pasi shorti e ka vënë përballë Zvicrës ndërrsa në cerekfinale do të ndeshet me njërën prej Kroacisë dhe Spanjës.
Raundi i 1/8 ndez motorrët këtë të shtunë me dy ndeshjet e para Itali -Austri dhe Uells-Danimark.