Dy tërmete të fuqishme godasin El Salvadorin, njerëzit e frikësuar mbushin rrugët (VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një tërmet i fuqishëm ka goditur El Salvadorin dhe Guatemalën fqinje mbrëmjen e djeshme.

Tërmeti me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter është regjistruar në brigjet e La Libertad në një thellësi prej 33 kilometrash, sipas të dhënave paraprake nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).

Autoritetet vendase thansë se nuk ka kërcënim për cunami. Lëkundjet u ndjenë edhe në Guatemalë, por nuk raportohet për dëme.

Autoritetet kanë arritur të evakuojnë personat gjatë tërmetit. Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë njerëz në sheshe dhe rrugë që presin të ndalojë lëkundjet.

Pas tërmetit kryesor, një pasgoditje me magnitudë 4.2 u regjistrua në të njëjtën zonë, sipas ministrisë së Salvadorit.

Autoritetet e Mbrojtjes Civile nuk kanë raportuar viktima apo dëme materiale./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy