E bujshme/ Irani lëshon mandat arresti për Trump, kërkon ndihmën e Interpolit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E bujshme/ Irani lëshon mandat arresti për Trump, kërkon ndihmën e Interpolit

E bujshme/ Irani lëshon mandat arresti për Trump, kërkon ndihmën e Interpolit

Irani ka lëshuar një urdhër arresti dhe kërkon ndihmën e Interpolit për arrestimin e presidentit amerikan Donald Trump dhe dhjetëra personave të tjerë që I konsideron përgjegjës për vrasjen e gjeneralit të lartë Iranian, Kasem Sulejmani.

Prokurori i Teheranit Ali Alqasimehr deklaroi se Trump, së bashku me më shumë se 30 persona të tjerë akuzohen për përfshirje në sulmin e 3 janarit në Bagdad. Akuzat ndaj tyre janë ato të “ vrasjes dhe terrorizmit”, njoftoi agjensia gjysmë zyrtare e lajmeve ISNA.

Alqasimehr nuk identifikoi megjithatë askënd tjetër përveç Trumpit, por theksoi se Irani do të vazhdojë të kërkojë ndjekjën penale të tij edhe pas përfundimit të mandatit presidencial.

Advertisement

Interpoli, me qendër në Lyon, të Francës, nuk i është përgjigjur kësaj kërkese. SHBA e ekzekutoi gjeneralin e fuqishëm Iranian, I cili ishte një figurë kyce e Gardës Revolucionare ne një kohë kur prej disa muajsh, tensionet mes dy vendeve qenë shtuar ndjeshëm, dhe mbërritën deri aty sa Republika Islamike të hakmerrej me një sulm raketor balistik që synonte trupat amerikane në Irak.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy