E burgosura merr armën e policit dhe fillon të qëllojë efektivët, tre të plagosur (VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E burgosura merr armën e policit dhe fillon të qëllojë efektivët, tre të plagosur (VIDEO)

Operacioni për arrestimin e një gruaje në një treg në Kili përfundoi në dramë të hënën, kur ajo arriti të rrëmbejë armën e një polici dhe filloi të qëllonte pa dallim, duke plagosur tre persona.

Sipas gazetës La Nacion, një polic, një kameraman dhe një person tjetër janë plagosur në gju nga të shtënat me armë zjarri të gruas.

Kameramani i emisionit Contigo en la Mañana u plagos më rëndë dhe u dërgua në spital. Gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.

Gruaja, e cila punon në treg, u qëllua me katër plumba. Sipas informacioneve ajo më herët ishte përleshur me efektivët e policisë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy