E fshehur mes bananeve, gjendet kokainë në disa supermarkete në Gjermani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E fshehur mes bananeve, gjendet kokainë në disa supermarkete në Gjermani

Punëtorët e shumë supermarketeve në Gjermani që shesin produkte me çmime të ulëta, janë shokuar nga zbulimi i kokainës në mallra të ndryshme.

Kokaina u gjet në supermarkete në Berlin dhe Brandenburg, siç raporton gazeta gjermane Bild, duke cituar burime sigurie.

Aktualisht nuk dihet numri i supermarketeve të Berlinit ku u gjet droga. Në Brandenburg, megjithatë, policia dyshohet se gjeti drogë në katër supermarkete.

Siç raporton gazeta gjermane, autoritetet vlerësojnë se sasia e kokainës që ata kanë zbuluar në mall varion nga 20 deri në 100 kilogramë për supermarket. Policia është ende në hetimin e mallit dhe për rrjedhojë mbetet e paqartë sasia totale e kokainës që pritet të sekuestrohet.

Advertisement

Bëhet e ditur se punonjësit e kanë gjetur drogën mëngjesin e sotëm teksa bënin klasifikimin e mallit. Mobilizimi i policisë ka qenë i menjëhershëm. Burra të armatosur rëndë u vendosën brenda dhe jashtë ndërtesave ku u gjet droga. Zëdhënësja e selisë së policisë në Brandenburg, Beate Kardels, konfirmoi se droga u gjet në arkat e bananeve, mes frutave.

Megjithatë, sasia e drogës që gjendet në supermarkete duket se i habit edhe hetuesit, siç komenton botimi gjerman.

“Për shkak të vëllimit të pakove ku u gjet kokaina, Ekipi i Përbashkët i Hetimit të Narkotikëve në Zyrën e Policisë Kriminale të Brandenburgut po koordinon hetimet e mëtejshme në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Berlinit”, tha zëdhënësja e selisë së policisë në Brandenburg. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy