Garda Civile ka arrestuar 5 persona me origjinë shqiptare, njëri prej të cilëve kreu i organizatës dhe 2 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë për organizim kriminal dhe trafik droge.
Operacioni i quajtur “SERVANA” filloi në nëntor të vitit të kaluar pasi kishte prova për kryerjen e një sërë krimesh nga një grup kriminal me bazë në pjesë të ndryshme të provincës së Valencias. Hetuesit konstatuan se ishte një organizatë me origjinë shqiptare, e strukturuar në mënyrë perfekte dhe me metodologji kriminale të mirëpërcaktuar.
Organizata ishte përgjegjëse për kultivimin intensiv të prodhimit të kanabis sativës. Disa nga personat e grupit jetonin dhe kalonin natën në magazinat industriale ku kishin plantacionet.
Për të përshpejtuar rritjen e bimëve, ata përdorën materialin ndriçues të gjeneratës së fundit dhe kishin kondicionerë të mëdhenj për të shpërndarë erën. Policia konstatoi edhe lidhje të paligjshme energjie.
Garda Civile ka kryer kontrolle të ndryshme. Në fazën e parë, më 28 shkurt, u krye një kontroll në një magazinë industriale në Xeresa dhe një tjetër në një apartament në plazh në Gandía . Në fazën e dytë, më 25 mars , u krye një kontroll tjetër në një magazinë industriale në qytetin e Rótova.
Në total është sekuestruar pothuajse një ton kanabis sativa.
Në kontrollet e ndryshme janë sekuestruar edhe filtra karboni, ventilatorë, depozita, ndriçues etj., me vlerë 170 mijë euro, 2 mijë euro cash, një furgon dhe një makinë dhe në Rótova (pajisje elektrike, kondicionerë industrialë, transformatorë të tensionit të mesëm dhe objekte portative të rritjes dhe tharjes së marijuanës, me një vlerë prej më shumë se 250 mijë euro ).
Në total, vlera e materialit të sekuestruar arrin në 420 mijë euro .
Garda Civile arrestoi 5 shqiptarët, njëri prej të cilëve kreu i organizatës./vizionplus.tv