E pazakontë/ Momenti i frikshëm kur balena tenton të gëlltisë dy gra

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E pazakontë/ Momenti i frikshëm kur balena tenton të gëlltisë dy gra

Dy gra amerikane u sulmuan befasisht nga një balenë, teksa ishin duke shijuar një xhiro me kajak në plazhin Avila në Kaliforni. Një përjetim që Julie McSorley dhe Liz Cottriel me siguri nuk do ta harrojnë kurrë.

Dy vajzat po vëzhgonin spektaklin e balenave, kur njëra prej tyre vendosi t’i shikonte nga afër. Për pasojë, një balenë përmbysi kajakun dhe nga fotot e shkrepuar dukej sikur ishte gati që t’i gëlltiste.

Fatmirësisht, të dyja arritën që të shpëtonin pa marrë lëndime.

Sipas Administratës Kombëtare të Oqeanisë dhe Atmosferës, balenat kurrizore zakonisht ushqehen vetëm me peshq të vegjël.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy