E rëndë në Itali, 19-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në banesë nga i vëllai (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E rëndë në Itali, 19-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në banesë nga i vëllai (EMRI)

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur në Itali. Një 19-vjeçar shqiptar, Flavio Saraçi, është gjetur i pajetë në banesën e tij nga familjarët, ndërsa shkaqet e vdekjes mbeten ende të paqarta.

Tragjedia ka ndodhur të premten, më 24 tetor, në provincën e Pistoias. Sipas mediave italiane, i riu është gjetur pa shenja jete në dhomën e gjumit nga vëllai i tij më i vogël, i cili pasi hyri për ta kontrolluar, e gjeti të rrëzuar.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të urgjencës, i riu ndërroi jetë. Mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar.

Flavio ishte një djalë i njohur në zonë për fizikun e tij atletik dhe pasionin për sportin. Ai nuk kishte pasur më parë probleme shëndetësore, ndaj vdekja e tij e papritur ka mbetur e pashpjegueshme për mjekët dhe autoritetet.

Advertisement

Flavio Saraçi ishte diplomuar vitin e kaluar në Institutin “Filippo Pacini” të Pistoias, në degën e shkencave të aplikuara. Miqtë dhe mësuesit e kujtojnë si një djalë të sjellshëm, të qetë dhe të rezervuar.

Trupi i tij ndodhet në spitalin San Jacopo, ku pritet të kryhet autopsia për të zbuluar shkakun e saktë të vdekjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy