E rëndë në Itali, i burgosuri shqiptar i jep fund jetës, vetëvaret te hekurat e qelisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E rëndë në Itali, i burgosuri shqiptar i jep fund jetës, vetëvaret te hekurat e qelisë

Një i 29-vjeçar shqiptar, i burgosur me vendim të formës së prerë në Itali, i ka dhënë fund jetës së tij.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari, të cilit i mbaronte dënimi në vitin 2023, është varur pak pas mesnate mbrëmë.

Gjatë një kontrolli policia gjeti trupin e të burgosurit të varur në hekurat e dritareve të qelisë. Çdo tentativë për ta shpëtuar, e kryer nga personeli shëndetësor, ka qenë e kotë.

Ngjarja ka lënë të tronditur të gjithë efektivët e policisë dhe të burgosurit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy