E rëndë në Itali, nëna vret dy vajzat e mitura, largohet nga vendi i ngjarjes            

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E rëndë në Itali, nëna vret dy vajzat e mitura, largohet nga vendi i ngjarjes            

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një nënë ka vrarë dy vajzat e saj të mitura, 11 dhe 3 vjeç.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Verona në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ku gruaja me origjinë nga Sri Lanka jetonte bashkë me vajzat e mitura.

Ndër të tjera në mediat raportohet se nëna menjëherë pas krimit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim.

Ndërkohë trupat e pajetë të vajzave janë gjetur nga një tjetër banor i qendrës në komunitetit arsimor  “Mamma Bambino”, ku ka dhënë dhe njoftimin për ngjarjen.

Advertisement

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë detaj në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy