E rëndë në Itali/ Vetëvritet në qeli 28 vjeçari shqiptar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E rëndë në Itali/ Vetëvritet në qeli 28 vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Itali, ku një 28-vjeçar me origjinë shqiptare ka vrarë veten gjatë natës në burgun e Forlit.

 

Kjo gjë u bë e ditur nga garanti rajonal i të arrestuarve, Roberto Cavalieri.

 

Advertisement

I riu ishte dërguar në qeli pasditen e djeshme pas vendimit të Gjykatës për të vuajtur dënimin përfundimtar prej 2 vitesh.

 

Kjo është vetëvrasja e shtatë në burgun e në Emilia-Romagna për vitin 2022, shkruan Ansa.

 

Advertisement

“Përballë tragjedive si këto, vëren Cavalieri, ne duhet të reagojmë me të gjitha mjetet e mundshme, të përpiqemi të kundërshtojmë një fenomen që është gjithnjë e më serioz dhe kërcënues. Edhe administratat lokale që ndodhen nëpër burgje, vazhdon ai, duhet të kontribuojnë në luftimin e dukurive vetëvrasëse.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy