E tradhëtoi në merkato/ Tare sulmon yllin spanjoll

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E tradhëtoi në merkato/ Tare sulmon yllin spanjoll

Igli Tare si rrallëhere ka dështuar në një operacion të madh merkatoje dhe kjo duket se e ka merzitur shumë drejtorin teknik të Lazios.

Ai që ka tërbuar drejtuesin shqiptar është David Silva. Ylli spanjoll pati një akord në parim me Tarën për tu transferuar në kampionatin italian tek skuadra kryeqytetase pas mbylljes së aventurës 10-vjecare në Angli me Manchester City.

Mirëpo në mënyrë të befasishme u lajmërua nga Real Sociadad se David Silva kishte zgjedhur këtë klub për të vazhduar karrierën.

“Kam respect të madh për të si lojtar, por jo si njeri, ka deklaruar mes të tjerash Igli Tare për David Silvën.

Advertisement

Kalimi tek baskët është justifikuar me arsyet familjare mirëpo Lazio duket më shumë e zhgënjyer nga sjellja e Silvës.

Këtij të fundit Lazio I kishte ofruar 4 milionë euro në sezon për 3 edicionet e ardhshme, një shtëpi në qëndër të Romës dhe një avion personal për të lëvizur drejt familjes së tij në Spanjë në cdo moment që do të dëshironte.

E tradhëtoi në merkato/ Tare sulmon yllin spanjoll shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy