E trishtë/ I moshuari humb jetën teksa tenton të arratiset nga azili

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E trishtë/ I moshuari humb jetën teksa tenton të arratiset nga azili

Një 91-vjeçar ka humbur jetën gjatë përpjekjes së tij për t’u arratisur nga shtëpia e kujdesit në Itali. Ai tentoi të dilte nga dhoma e tij në katin e dytë, duke zbritur nga dritarja përmes një çarçafi.

 

Mediat fqinjë raportojnë se lidhja e shtrenguar mund t’i ketë shkaktuar një shtypje fatale në mushkëri, duke e vrarë teksa mbetej i varur në çarçaf.

 

Advertisement

I moshuari u gjet nga punonjësit e qendrës i varur në dritaren e dhomës së tij.

 

Drejtori i shtëpisë së kujdesit Luca Avanzi tha për Corriere della Sera: “Jemi të shokuar nga kjo që ndodhi. Mario Finotti nuk vuante nga ndonjë sëmundje mendore. Ishte njeri paqësor.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy