Edhe 150 afganë të tjerë nisen nga Kosova për në Amerikë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Edhe 150 afganë të tjerë nisen nga Kosova për në Amerikë

Në mëngjesit e të martës së 14 marsit, gjithsej 150 afganë të cilët ishin duke qëndruar në kampin e Bondsteel-it, janë larguar nga Kosova në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Ambasadori i SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, ka vlerësuar lartë ofrimin e strehimit të qytetarëve afganë në Kosovë, ndërsa bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçlën, të njëjtit i kanë nisur për në Amerikë.

“Ne u jemi thellësisht mirënjohës dhe i detyrohemi shumë Kosovës që u ka ofruar strehim të përkohshëm këtyre afganëve të pambrojtur”, ka shkruar Hovenier.“

Bujaria juaj jo vetëm që shpëtoi jetë, por siguron që këta afganë dhe familjet e tyre do të kenë mundësi për të ndërtuar jetë të reja në SHBA”, ka shtuar ai.

Po ashtu, së fundmi, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë kishte njoftuar se afganët që po strehoheshin në kampin “Liya” në “Bondsteel” e kishin kryer procedurën e vaksinimit.

Advertisement

“Një ekip mjekësor i Ministrisë së Shëndetësisë vaksinoi afganët e pritur përkohësisht në Liya/Bondsteel, duke i sjellë ata një hap më afër plotësimit të kërkesave për udhëtimin dhe zhvendosjen e tyre eventuale në SHBA. Faleminderit Kosovë për bujarinë dhe mikpritjen tuaj”, u tha në shkrimin e Ambasadës në Twitter.

Grupi i parë i afganëve në Kosovë kishte arritur më 29 gusht, ku raportohej të ishte një grup prej 111 personave.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy