Efektet anësore të ‘AstraZeneca’/ Spitalet gjermane ndalojnë përkohësisht vaksinimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Efektet anësore të ‘AstraZeneca’/ Spitalet gjermane ndalojnë përkohësisht vaksinimin

Spitalet në Gjermani kanë pezulluar vaksinimin antiCovid. Vaksina AstraZeneca, sipas gazetës Die Welt, ka shkaktuar efekte anësore të forta në Nordrhein-Westfalen.

Punonjësit e klinikave dhe spitaleve në Braunschweig dhe Emden raportuan se nuk ishin në gjendje të punonin, pas marrjes së vaksinës AstraZeneca. Kjo ishte e mjaftueshme për të pezulluar përkohësisht vaksinimin e njerëzve.

Po ashtu, përjetuan efekte anësore edhe një numër i lartë punonjësish të spitalit Dukesha Elizabeth të Braunschweig, raporton Die Welt. Për këtë arsye, spitali ka njoftuar shtyrjen e vaksinimeve.

37 nga 88 punonjës shëndetësor të vaksinuar, deklaruan se ata nuk ishin në gjendje që të paraqiteshin në punë, për shkak të reagimeve të vaksinës. Si rezultat, rrethi i Leer njoftoi se nuk do të aplikonte më vaksinën AstraZeneca.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy