“Efekti pushime”/ Franca me mbi 1300 raste të reja në ditë, ceremonitë martesore bëhen problem

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Efekti pushime”/ Franca me mbi 1300 raste të reja në ditë, ceremonitë martesore bëhen problem

Për të tretën ditë me radhë Franca ka regjistruar një numër të infektuarish tyë rinj që shkon mbi 1300.

Një fenomen që shtypi francez e ka shpjeguar me togfjalëshin “efekti pushime”.

Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë regjistruar 15 vatra të reja për një total që në të gjithë vendin bëhen tashmë 157.

Sipas autoriteteve franceze, 21% e vatrave të reja të infeksioneve me Covid-19 janë provokuar nga shpërnguljet e familjeve me pushime nga njeri vend në tjetrin.

Advertisement

Po ashtu vatra të tjera të reja janë provokuar edhe nga vërshimet ne locale dhe restorante sidomos në zonat turistike por edhe ceremonite martesore.

Franca e ka të detyrueshme përdorimin e maskës në ambjente publike, e jo vetëm kaq por mediat franceze bënë të ditur se institucionet qeveritare janë duke studiuar mundësine që maska të përdoret me detyrim edhe në ambjente të hapura.

“Efekti pushime”/ Franca me mbi 1300 raste të reja në ditë, ceremonitë martesore bëhen problem shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy