Ekonomia amerikane humbi 140,000 vende pune në dhjetor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ekonomia amerikane humbi 140,000 vende pune në dhjetor

Ekonomia amerikane humbi 140,000 vende pune në dhjetor ndërsa vazhdon të goditet nga përkeqësimi i krizës së koronavirusit.

Departamenti i Punës raportoi të premten se niveli i papunësisë në dhjetor mbeti i pandryshuar nga muaji i kaluar në 6.7%, megjithë dobësinë e tregut të punës.

Dhjetori ishte hera e parë në tetë muaj që ekonomia humbi vende pune, një ndryshim nga 336,000 vende të reja pune të hapura në nëntor.

Raporti i së premtes pasqyron nevojën e punëdhënësve për të bërë shkurtime të thella të vendeve të punës në sektorët e hotelerisë dhe argëtimit, të cilat u goditën veçanërisht nga masat e bllokimit të koronavirusit pasi infeksionet COVID-19 në SHBA vazhdojnë të vendosin rekorde të reja ditore, duke i detyruar ata të mbyllin bizneset e tyre përsëri.

Advertisement

Raporti tregon gjithashtu se më shumë amerikanë humbën vendet e tyre të punës në vitin 2020 sesa në çdo vit tjetër që nga viti 1939, kur qeveria filloi të regjistrojë papunësinë.

Pandemia dhe masat për kontrollin e saj shkaktuan 22 milionë shkurtime të vendeve të punës në mars dhe prill, ndërsa vetëm 12 milionë vende të reja pune janë shtuar që nga ajo kohë.

Punësimi më i shpejtë i njerëzve që u pushuan nga puna gjatë recesionit të shkaktuar nga pandemia që filloi në shkurt do të përmirësonte raportin e punësimit. Por me një numër rekord të amerikanëve që aktualisht janë të infektuar dhe të shtruar në spitale, nuk ka asnjë shenjë që kjo të ndodhë tani.

Ardhja e dimrit mund të dekurajojë gjithashtu shpenzimet dhe krijimin e vendeve të reja të punës, veçanërisht në restorante dhe sektorë të tjerë që kanë filluar të mbështeten më shumë tek biznesi në ambjente të hapura.

Advertisement

Ekspertët thonë se ekonomia nuk ka gjasa të rikthehet në recesion, për shkak të miratimit nga qeveria javën e kaluar të një pakete të dytë ndihmash me vlerë gati 900 miliardë dollarë.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden, kishte premtuar një raund tjetër lehtësimi në formën e pagesave prej 2,000 dollarë nëse demokratët fitonin dy vendet e balotazhit për në Senat në shtetin e Xhorxhias të martën.

Demokratët fituan me një diferencë të ngushtë të dy kundërshtarët republikanë, duke përmirësuar shanset për axhendën legjislative të zotit Biden kur ai të marrë presidencën më 20 janar./ VOA

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy