Ekspertët: Varianti “Delta Plus” mund të përhapet më shpejtë se mutacioni Delta i zakonshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ekspertët: Varianti “Delta Plus” mund të përhapet më shpejtë se mutacioni Delta i zakonshëm

Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar thonë se tani një formë e re e koronavirusit, që disa e quajnë “Delta Plus”, mund të përhapet më lehtë se sa mutacioni Delta i zakonshëm.

Sipas BBC, Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) e ka zhvendosur atë në kategorinë si “variant nën hetim”, për të pasqyruar këtë rrezik të mundshëm.

Nuk ka ende asnjë provë që varianti mund të shkaktojë sëmundje më të rëndë.

Kështu që shkencëtarët janë të bindur se vaksinat ekzistues funksionojnë ende mirë për të mbrojtur njerëzit.

Advertisement

Edhe pse Delta e rregullt ende përbën shumicën e infeksioneve me COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar, rastet e “Delta Plus” ose AY.4.2 rastet si duket janë duke u rritur.

Të dhënat e fundit zyrtare sugjerojnë se 6 për qind e rasteve me Covid janë të këtij varianti.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy