Ekspertja: Infektimi i mëparshëm me Covid-19 nuk të mbron nga Omicron

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ekspertja: Infektimi i mëparshëm me Covid-19 nuk të mbron nga Omicron

Personat që e kanë kaluar tashmë Covid-19 nuk janë të mbrojtur nga varianti i ri Omicron, ashtu siç ndodhte me variantin Delta.

Dr. Anne Von Gottberg, mikrobiologe afrikano-jugore, tha në një mbledhje të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) se Afrika e Jugut është në mes të një vale të re.

“Infektimi i mëparshëm që të mbronte ndaj variantit Delta, duket se nuk të mbron ndaj Omicron. I kemi monitoruar riinfektimet me variantet Beta apo Delta dhe vumë re që nuk u rritën në shifra, ndërsa me Omicron kemi parë rritje të shifrave”, u shpreh Von Gottberg.

Gjithsesi, mikrobiologia shtoi se infektimi i mëparshëm duhet të mbrojë nga shtrimi në spital apo vdekja.

Advertisement

Dje, i pranishëm në konferencën Reuters Next mbi situatën pandemike, Ugur Sahin, themeluesi i BioNtech, kompanisë gjermane që ka krijuar në bashkëpunim me Pfizer një nga vaksinat më të njohura në treg, ka deklaruar se me shumë mundësi “do të duhet të krijojmë një vaksinë të re ndaj Omicron, sepse ky variant mund të infektojë edhe të vaksinuarit”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy