
Gazetari iranian 47 vjecar, Ruhollah Zam është ekzekutuar me varje këtë të shtunë. Gjykata e Lartë urdhëroi dënimin me vdekje pasi e deklaroi fajtor për korrupsion në përpjekje për të përmbysur qeverinë e Iranit.
Komuniteti ndërkombëtar e dënoi fuqishëm vendimin.
Advertisement
Faqja ne internet e gazetarit si dhe një kanal që ai krijoi në aplikacionin e mesazheve telegram, shërbyen në funksion të protestave masive të vitit 2017.
Ruhollah Zam më parë kishte mohuar pretendimet se kishte nxitur dhunë, por e pranoi hapur se kishte mision të rrëzonte qeverinë.
Advertisement
Irani rregullisht i detyron të burgosurit të rrëfehen publikisht, shpesh nën detyrim ose torturë.