“Sot që në mëngjes takova Agushin që më ktheu biçikletën”, gazetari Alfred Lela: Ma keni bërë më të lehtë dhunën e Lleshit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Sot që në mëngjes takova Agushin që më ktheu biçikletën”, gazetari Alfred Lela: Ma keni bërë më të lehtë dhunën e Lleshit

Gazetari Alfred Lela ishte me pantallona të shkurtra dhe biçikletë para Teatrit Kombëtar kur u prangos nga policia pasi kishte shkuar me shumë të tjerë të kundërshtonte këtë akt.

Ndërkaq biçikletën, analistit ia ka ruajtur një zotëri që quhet Agush Karameta dhe siç rrëfen Lela, jo vetëm ia ktheu por e ftoi edhe në shtëpi për një bisedë lidhur me atë që ndodhi dje.

“Me Agush Karametën, që më gëzoi shumë sot jo vetëm se më ktheu biçikletën, por më shumë se më tregoi se cilët ishin njerëzit që ishin dje në rrugë për të protestura për Teatrin.

Po marr pensionin më tha, kur e telefonava. Kur e takova mësova se edhe agjeronte. Më ftoi në shtëpi dhe folëm për atë që të dy kishim dëshmuar dje.

Advertisement

Ka njerëz të mire ky vend që quhet Shqipëri!

Faleminderit Agush! Faleminderit të gjithëve që më keni shkruar dje dhe ma keni bërë më të lehte dhunën e bravoçunave të Heneral Leshit”, shkruan Lela.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy