Embëlsirë me kanabis: 90 fëmijë të shtruar në spital

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Embëlsirë me kanabis: 90 fëmijë të shtruar në spital

Rreth nëntëdhjetë fëmijë të shkollës fillore në Pulamadibogo, në veri-perëndim të Pretoria, Afrika e Jugut, janë shtruar në spital pasi kanë ngrënë kifle që besohet se përmbajnë kanabis .

 

Lajmi raportohet nga BBC . Zyrtarët lokalë thanë se nxënësit blenë ëmbëlsirat, të njohura më mirë si “biskota hapësinore”, nga shitësit ambulantë gjatë rrugës për në shkollë.

 

Advertisement

Pasi gëlltitën ëmbëlsirat si meze, nxenesit ndjenë menjëherë nauze dhe dhimbje stomaku dhe të gjithë u dërguan në objektet mjekësore aty pranë.

 

 Shitësit, të identifikuar, u arrestuan për tentativë vrasje. 

Shumica prej femijeve  që hëngrën kifle me kanabis dolen nga klinikat mjekesore, tha Departamenti i Arsimit në një deklaratë.

Advertisement

 

“Vetëm trenxenes kanë mbetur në spital dhe vazhdojnë të marrin kujdesin mjekësor të nevojshëm për t’u rikthyer në shëndet”, përfundon ai.

Shitësit e kifleve me kanabis prane shkollave fillore janë arrestuar nën dyshimin për tentativë vrasjeje . 

 

Advertisement

Bëhet fjalë për dy djem të moshës 19 deri në 21 vjeç, të cilët do të dalin para gjykatës së magjistraturës Soshanguve, siç raporton policia. Testet toksikologjike janë duke u zhvilluar për të konfirmuar se kanabisi është i pranishëm brenda kifleve.

 

Megjithatë, helmimi ka shkaktuar shumë shqetësim tek prindërit në lidhje me sigurinë e fëmijëve të tyre. Në fillim të vitit 2023, partia e Aleancës Demokratike (DS) bëri thirrje për më shumë kontroll mbi shitësit ambulantë, pasi tetë fëmijë ishin shtruar tashmë në spital pasi kishin ngrënë të ashtuquajturat “biskota hapësinore” jashtë shkollës.. Tgcom

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy