Emigranti shqiptar në garë për senatin amerikan: Çfarë më mësoi regjimi i Enver Hoxhës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Emigranti shqiptar në garë për senatin amerikan: Çfarë më mësoi regjimi i Enver Hoxhës

Aleksandër Mici është një emigrant shqiptar që u largua nga vendi pas periudhës së komunizmit, kërkon të rrëzojë senatorin veteran të Nju Jorkut Chuck Schumer.

“Unë po vuaja, si miliona shqiptarë, nën një diktaturë tirane dhe komuniste dhe po luftoja për të arritur në Amerikë. Dhe tani pothuajse tre dekada më vonë, e kaluara është një prolog: nën udhëheqjen e Chuck Schumer, demokratët ende po bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të rritur kostot për gjithçka, ndërsa amerikanët e përditshëm luftojnë,” tha Mici, një banor i Bronksit për “The Post”.

Mici, i cili u largua nga Shqipëria në 1991, tha se rritja nën regjimin brutal të Enver Hoxhës ishte një përvojë që i  ka mësuar shumë dhe kjo është arsyeja pse ai e do Amerikën dhe përçmon socializmin.

Mici, 46 vjeç nisi zyrtarisht fushatën të enjten e kaluar. Schumer nga ana tjetër, një ish-kongresmen, po kërkon një mandat të pestë. Ish-senatori i GOP D’Amato deklaroi se Schumer është mjaft popullor dhe i njohur dhe përballë tij gara është shumë e vështirë veçanërisht për një kandidat të panjohur.

Advertisement

Mici ka kandiduar më parë për Këshillin Bashkiak dhe Senatin e Shtetit. Ai mblodhi një shifër mbresëlënëse, 45 për qind të votave në garën e fundit të Këshillit Bashkiak të Distriktit 34, një distrikt me shumicë dërrmuese demokratike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy