EMRAT-FOTO/ Vranë rivalin e dr*gës në Britani, dënohen me 27 vite burg dy shqiptarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRAT-FOTO/ Vranë rivalin e dr*gës në Britani, dënohen me 27 vite burg dy shqiptarët

Dy shqiptarë janë burgosur pasi grabitën dhe vranë me thikë një person në Barnet. Armand Tafa, 40 vjeç dhe Migen Emilova, 35 vjeç, pa adresë fikse, u shpallën fajtorë për vrasjen në Old Bailey të mërkurën 20 mars.

Incidenti u zbulua pasi Policia Metropolitane u thirr rreth orës 06:00 në Chandos Avenue më 20 mars 2023, pas raportimeve se një person i plagosur ishte në rrugë.

Oficerët gjetën 44-vjeçarin Stefan Stelian Moraru i cili u shpall i vdekur në vendngjarje.

Advertisement

Nga ekspertiza mjeko ligjore u konfirmua se ai vdiq si pasojë e një plage me thikë në zemër.

Oficerët zbuluan se Stefanit iu zu pritë në një moment midis orës 22:30 dhe 23:00 natën e 20 marsit. Policia e Met tha se ai u sulmua dhe u grabit përpara se të vritej.

U kryen hetime dhe u shqyrtuan kamerat e sigurisë në zonë dhe detektivët zbuluan se Tafa dhe Emilova i afroheshin Ford Focus-it të Stefanit përpara se ta sulmonin.

Advertisement

Dy burrat, shtoi policia, kontrolluan makinën e Stefanit përpara se ta vidhnin dhe të largoheshin. Më vonë ata parkuan makinën në Simmons’ Way ku kryen një kontroll të dytë.

Motivi i sulmit ishte i paqartë, por oficerët besojnë se kishte një debat mes tre burrave që kishte lidhje me trafikun e drogës.

Detektivët e Komandës së Specializuar kundër Krimit identifikuan dhe arrestuan dy personat brenda një jave nga ngjarja.

Tafa dhe Emilova u shpallën fajtorë për vrasje.

Advertisement

Ata u dënuan të premten (22 mars) me një dënim minimal prej 27 vjetësh për vrasjen.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy