EMRI/ I akuzuar për vrasje, ish-futbollisti i “Vllaznisë” dënohet me 30 vite burgim në Francë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRI/ I akuzuar për vrasje, dënohet me 30 vite burgim shqiptari në Francë

Një 26-vjeçar shqiptar është dënuar me 30 vite burgim në Francë, pasi në maj të vitit 202 ka vrarë me thikë në zemër një 50-vjeçar.

Bëhet fjalë për Sahmet Lushajn, ish-futbollisti i “Vllaznisë”. Pas katër ditë debati, Gjykata shpalli fajtor Sahmet Lushajn për vrasjen e Avdyl Nuhiallari, i vrarë me thikë në zemër, më 20 maj 2020, në Palmer Park, në Cenon, shkruajnë mediat franceze.

Sahmet Lushaj u shpall fajtor edhe për dhunë me armë dhe trafik droge.

Sahmet Lushaj kishte shkuar në Cenon së bashku me të vëllanë për të diskutuar për një borxh. Për shkak se nuk kanë gjetur personin e duhur ata kanë nisur të debatojnë me Avdyl Nuhiallarin, 52 vjeç. Gjatë debatit 26-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar 50-vjeçarin për vdekje./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy