EMRI/ Shqiptari godet për vdekje me thikë biznesmenin italian në Firence

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një shqiptar, është arrestuar për vrasjen e sipermarrësit Italian Tommaso Dini.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në Scandicci

Shqiptari 47-vjecar  i identifikuar si Ilir Leba, me banim në Scandicci duket se ka pasur mosmarrëveshje të mëparshme me biznesmenin Italian, ndoshta të lidhura këto edhe me cështje pune.

 

Advertisement

Tommaso Dini, një agjent imobiliar I njohur në zonën e Firences, ndërtues I vogël dhe më pasion të madh për ushqimin vdiq pasi u godit me thike orën 02:00 në qëndër të lokalitetit Scandicci ku ai edhe banonte.

 

Dini ishte qëlluar me thikë në gjoks dhe në këmbë në Piazza Piave, pas një sherri që ka pasur me shtetasin shqiptar me të cilin ai njihej më herët.

 

Advertisement

50-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin San Giovanni di Dio në Torregalli. Ai u shtrua në spital pa ndjenja dhe me lëndime të rënda duke iu nënshtruar  një operacioni.

 

Mirëpo ndonëse fillimisht u tha se ai ishte jashtë rrezikut, pas operacionit ka pasur komplikime, dhe sipermarrësi ka ndërruar jetë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy