EMRI/ Vritet me thikë 27-vjeçari shqiptar në Britani

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 27-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në perëndim të Londrës.

Mediet e huaja raportojnë se viktima është identifikuar si Bajram Luli.

Ai u godit me thikë në Sudbury Heights Avenue, Greenford rreth orës 17:30 të së hënës.

Policia metropolitane e gjeti të plagosur brenda një makine Kia të bardhë.

Advertisement

Mësohet se Luli ishte transferuar së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar.  27-vjeçari shqiptar u dërgua me urgjencë në spital ku ndërroi jetë.

Sakaq, policia britanike ka publikuar një foto të autorit të dyshuar të ngjarjes.

EMRI/ Vritet me thikë 27-vjeçari shqiptar në Britani
Autori i dyshuar

Ai tha: “Ky është një imazh shumë i qartë dhe do të dëshiroja që kushdo që e njeh këtë njeri të kontaktojë menjëherë policinë.”

“Hetimi po vazhdon me ritme të shpejta dhe ne po punojmë fort për të siguruar drejtësi për familjen dhe miqtë e njeriut që u godit me thikë për vdekje”./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy