“Ëndrra e keqe” e talebanëve, komandot afgane që po organizohen kundër regjimit të ri: Iu prin i biri i “luanit të Panjshirit”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërkohë që Afganistani ka rënë tashmë nën regjimin e talebanëve, kanë nisur kryengritjet e para ndaj tyre dhe kjo po ndodh pikërisht në luginën “Panshjir”, e cila nuk ishte pushtuar edhe gjatë sundimit të Rusisë në këtë vend më shumë se 30 vjet më parë.

Zona njihet si bastion i familjes Masoud. Nga kjo familje ishte pikërisht Ahmed Shah Masoud, i cili tashmë është heroi kombëtar i Afganistanit për shkak se për 10 vite me radhe luftoi kundër rusëve në mënyrë që kjo luginë të mos pushtohej prej tyre.

Pas rusëve, Ahmed Shah Masoud luftoi në fillim të viteve ’90 kundër talebanëve duke u vrarë në 9 shtator 2001. Vetëm dy ditë më vonë ndodhi sulmi në Kullat Binjake.

Në vendin e tij tashmë është i biri 32-vjeçar Ahmed Masoud, i cili bashkë me zv.presidentin e Afganistanit dhe Amrullah Salih dhe një grup komandosh të stërvitura nga SAS-i britanik janë duke u angazhuar për të kundërshtuar regjimin taleban në Afganistan.

Advertisement

Këta të fundit konsiderohen si pjesa më elitë e ushtrisë afgane dhe cilësohen si “ëndërra e keqe” e talebanëve.

Jo më kot, pak para se të hynin talabanët në Kabul, ushtria afgane transferoi një sasi të madhe armatimi nga depot e saj në luginën Panjir”. Pritet që këto armë të përdoren pikërisht në një përplasje të re me talebanët duke e çuar fatkeqësisht sërish vendin në një luftë civile.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy