Erdhi për pushime në Shqipëri, por shkarkohet nga puna prej karantinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një punonjëse femër u shkarkua nga puna në Trento të Italisë për shkak të karantinës. Ajo kishte shkuar për pushime në Shqipëri mes datave 3-16 gusht, pa llogaritur ditët e karantinës që duhet të bënte në kthim.

Në këtë mënyrë, ajo nuk e nisi punën në datën 20 gusht, siç ishte rënë dakord, por pasi mbaroi edhe ditët e karantinës. Kompania, e cila operon në sektorin e pastrimit, e pushoi nga puna në 9 shtator.

Gruaja e çoi çështjen në Gjykatën e Trentos, për t’u ankuar për pushimin nga puna, raporton Vizion Plus.

Advertisement

Por edhe trupa gjykuese i dha të drejtë kompanisë. Gruaja, sipas gjykatësit, duhet të ishte njohur me rregullat që para nisjes dhe duhet të kishte planifikuar edhe 14 ditët e karantinës.

Ajo duhet të kishte bërë një zgjedhje më të matur, edhe pse do të ishte më dhimbshme, shtoi gjyqtari. Përveç kësaj, shkruajnë mediat italiane, gruaja kishte mbledhur edhe mungesa për arsye të ndryshme si leja e COVID apo sëmundja e fëmijës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy