Erdogan: Do zhbllokojmë grurin/ Presidenti turk negociata me Putin dhe Zelenskin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Erdogan: Do zhbllokojmë grurin/ Presidenti turk negociata me Putin dhe Zelenskin

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan do të angazhohet personalisht për të zhbllokuar drithërat në portet ukrainase si pasojë e sulmeve ruse.

 

Ai ka bërë të ditur se në javën e ardhshme do të zhvillojë bisedime me të dy presidentet, Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskiy.
Erdogan nënvizoi se synimi i tij është të krijojnë një korridor të sigurt për kalimin e drithërave.

 

Advertisement

RECEP TAYYIP ERDOGAN
PRESIDENTI I TURQISE

“Ka një luftë të vazhdueshme midis Ukrainës dhe Rusisë dhe ne e dimë se produktet bujqësore vijnë në një masë të madhe nga këto vende. Në këtë fazë nuk kemi asnjë problem me këtë, kemi 5 milionë tonë drithë në magazinat tona, por duam t’i rrisim këto vëllime. Do të marrim pjesë në punën për krijimin e një korridori të sigurt për dërgesat e produkte bujqësore, jo vetëm për ne, por edhe për vendet e treta.”

 

Kievi ka konfirmuar se aktualisht ka krijuar dy korridore përmes Polonisë dhe Rumanisë për të eksportuar drithëra,dy alternativa për të shmangur një krizë globale ushqimore. Por sipas zyrtarëve vendas procesi është i ngadaltë për shkak të sulmeve të vazhdueshme në lindje të vendit.

Advertisement

 

Moska ka mohuar kategorikisht që ka goditur automjete që eksportojnë drithëra, ndërsa ka akuzuar Perëndimin për bllokimin e ngarkesave me grurë .

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy