Erdogan entuziast: Zbuluam 320 miliardë metër/kub rezerva të gazit natyror

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Erdogan entuziast: Zbuluam 320 miliardë metër/kub rezerva të gazit natyror

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar para mediave, se vendi i tij ka bërë zbulimin më të madh të gazit natyror në historinë e Detit të Zi.


RECEP TAYYIP ERDOGAN


PRESIDENT I TURQISE

” Sot ne ju njoftojmë lajmin më të mirë me rëndësi historike për vendin tonë. Energjia ka një rëndësi të madhe për pavarësinë kombëtare, si dhe një element kryesor i zhvillimit. Zoti hapi derën për ne me një pasuri të pashembullt. Pas të gjitha lojërave që luhen në Mesdheun Lindor, beteja për shpërndarjen e burimeve të energjisë është më e madhja. Por ne sot nuk do të kemi nevojë për ndihmën më të vogël nga jashtë sepse Turqia bëri zbulimin më të madh të gazit natyror në historinë e Detit të Zi. Anija jonë Fatih Drilling filloi më 20 korrik kërkimet në det në Danub, duke zbuluar 320 miliardë metër kub rezerva të gazit natyror, më e madhja e zbuluar ndonjëherë në histori”

Advertisement

Gjetja e madhe mund të ndihmojë vendin në shkurtimin e varësisë ndaj importit të energjisë, dhe do të plotësojë nevojat e Turqisë për 20 vjet.

Zbulimi i gazit vjen në një kohë që tensionet mes Athinës dhe Ankarasë per mesdheun janë në kulmin e tyre.

Turqia rifilloi kërkimin javën e kaluar, pasi negociatat e ndërmjetësuara nga Gjermania u ndalën menjëherë teksa Athina njoftoi arritjen e një marrëveshje me Egjiptin.

Erdogan entuziast: Zbuluam 320 miliardë metër/kub rezerva të gazit natyror shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy