“Erdogan jep dorëheqjen”/ Protesta në Turqi, përplasje të mëdha me policinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Erdogan jep dorëheqjen”/ Protesta në Turqi, përplasje të mëdha me policinë

Kriza ekonomike dhe zhvlerësimi i lirës ka shkaktuar protesta në qytetet me të mëdha në Turqi.

 

Disa qindra njerëz dolën në rrugët e Stambollit dhe Ankarasë për të kundërshtuar politikat monetare dhe bankare të Turqisë, ndërsa kërkuan dorëheqjen e presidentit Rexhep Taip Erdogan.

 

Advertisement

Me thirrjen “Jep dorëheqjen, populli në pushtet!” demonstruesit kërkuan që partia e udhëhequr nga Erdogan të mbajë përgjegjësi për zhvlerësimin e lirës dhe të dalë para drejtësisë.

 

Protesta u përshkallëzua në përplasje mes demonstruesve dhe oficerëve të policisë, pasi këta të fundit mbyllën rrugët edhe sheshet për të parandaluar grumbullimet e mëtejshme.

 

Advertisement

Të paktën 30 persona raportohet të jenë vënë në pranga.

 

Gjatë ditëve të fundit lira turke ka rënë në një nivel rekord, duke arritur në vlerën 12,25 kundrejt dollarit amerikan dhe 14,03 në raport me euron.

 

Advertisement

Sipas analistëve, kjo lidhet me presionin politik, pasi presidenti turk ka shkarkuar tre herë guvernatorët e Bankës Qendrore.

 

Erdogan kërkon uljen në maksimum të normave të interesit bankare, në atë që e quan betejë për pavarësi ekonomike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy