Erdogan, “luftë” kamatës: Një murtajë për njerëzit!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Erdogan, “luftë” kamatës: Një murtajë për njerëzit!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, deklaroi se ekonomia turke së fundmi është vënë në shënjestër të disa qarqeve.

“Pasi mbyllëm kanalet e pista së bashku me njerëzit tanë më 15 korrik, kësaj radhe ekonomia jonë u sulmua drejtpërdrejt”, tha Erdogan në një fjalim në klubin e AK Parti.

Ai theksoi se Turqia dhe qytetarët e saj i pret një e ardhme e ndritur nëse mund të vazhdojnë të bëjnë përparimin e dy dekadave të mëparshme.

“Nëse arrijmë të lëmë pas 2022 dhe 2023 pa vështirësi dhe vonesa të mëdha, na pret një e ardhme shumë e ndritur”, tha Erdogan, duke shtuar se do të përpiqet të shpëtojë qytetarët turq nga rreziku i interesit(kamatave bankare).

Advertisement

“Ne do ta shpëtojmë popullin tonë nga murtaja e quajtur kamatë. Le të mos ofendohen miqtë tanë që mbrojnë kamatat, por unë nuk mund të jem bashkë me ata që mbrojnë kamatat në rrugën tonë”, tha Erdogan, duke shtuar:

“A nuk është Banka Qendrore e pavarur? Lëreni të vendosë vetë”, tha Erdogan.

Kujtojmë se në Islam, kamata është e ndaluar. Sistemi bankar islam funksion pa kamatë, gjë e vlerësuar kjo dhe nga qarqe financiare botërore në koha krizash, siç qe recesioni i 2008-ës.

Më tej, Erdogan kujtoi se Turqia ka bërë përparim të madh në fushën e shpimeve në dete vitet e fundit.

Advertisement

“Ne kemi shtuar një anije të katërt në flotën tonë të shpimit. Nuk i kemi dhënë ende një emër. Shpresojmë që të jetë një forcë shtesë”, tha Erdogan.

Ai tha se Turqia e sotme nuk është më, siç tha ai, Turqia e vjetër. 

“Populli ynë, me rininë e tij, gratë dhe njerëzit nga të gjitha shtresat, janë të vetëdijshëm për gjithçka që po ndodh. Ne mund t’i rezistojmë kësaj barre”, vuri në dukje Erdogan.

Ai gjithashtu theksoi se shumë vende të zhvilluara po hyjnë në një krizë të thellë ekonomike.

Advertisement

“Vendet e zhvilluara janë në prag të krizës më të madhe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore. Është e qartë se pas kësaj do të pasojnë kriza sociale dhe politike”, tha Erdogan.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy