Erdogan: Turqia do të dëshironte lidhje më të mira me Izraelin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Erdogan: Turqia do të dëshironte lidhje më të mira me Izraelin

Turqia do të dëshironte lidhje më të mira me Izraelin mirëpo politika izraelite ndaj palestinezëve është e “papranueshme”, ka thënë të premten presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Turqia dhe Izraeli, dikur vende mike, kanë tensionuar marrëdhëniet në vjetët e fundit. Ankaraja ka dënuar vazhdimisht pushtimin izraelit në Bregun Perëndimor dhe trajtimin që u ka bërë palestinezëve.

Autoritetet turke kanë kritikuar edhe marrëveshjet e arritura së fundmi në mes të Izraelit me katër vende myslimane, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejnin, Sudanin dhe Marokun.

“Politika për palestinezet është vija jonë e kuqe. Është e pamundshme për ne të pranojmë politikat e Izraelit ndaj palestinezëve. Aktet e tyre të pamëshirshme janë të papranueshme. Nëse nuk do të kishte probleme të nivelit të lartë (në Izrael) lidhjet tona do të ishin shumë më ndryshe. Ne do të dëshironim që lidhjet tona t’i kishim në një tjetër pikë”, tha Erdogan.

Advertisement

Ministria e Jashtme izraelite nuk ka komentuar deklaratën e Erdoganit.

Autoritetet turke dhe ato izraelite kanë dëbuar ambasadorët e njëra-tjetrës më 2018, pasi forcat izraelite kanë vrarë dhjetëra palestinezë në përleshjet në Rripin e Gazës./ REL

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy