Erjon Braçe nxjerr foton i gjakosur dhe “thumbon” mbrojtësit e Teatrit: Gati të dëshmoj çdo krim të 26 majit 1996

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Erion Braçe ka kujtuar sot zgjedhjet e 26 majit 1996, ku flet për dhunën e ushtruar dhe gatishmërinë për të dëshmuar para çdo prokurori për atë që zv. kryeministri e quan krim shtetëror.

“Jam dëshmitar dhe jam gati të dëshmoj para çdo prokurori që do të hetojë këtë krim dhe çdo krim shtetëror mbi të drejtën për të zgjedhur e për t’u zgjedhur në këtë vend”, deklaron zëvendëskryeministri Erion Braçe.

Duke publikuar një foto, ndaj të cilit u ushtrua dhunë në zgjedhjet e 26 majit 1996, Braçe shkruan e në këto zgjedhje PS nuk kishte asgjë, ndërsa nuk lë pa thumbuar as mbrojtësit e Teatrit Kombëtar.

Në 26 maj 1996, në votimet e treta parlamentare që pas rënies së diktaturës, Partia Socialiste nuk kishte asgjë. As Presidentin, ai ishte kryetar i PD-së, as Kuvendin, as Qeverinë, as Policinë, as Ushtrinë, as SHIK, as Prokurorinë, as gjykatat e shkallës së parë, të dytë – gjykatësit ishin emëruar nga një shkollë në Plepa 6-mujore për jurist; as Gjykatën e Lartë – Zef Brozin, kryegjykatësin, e kishin përzënë me SHIK nga Shqipëria; as Gjykatën Kushtetuese, atje kishin venë kryegjyqtar dikë që ish-të përndjekurit e rrahur nga PD e shquanin si vegël të egër të ish-diktaturës.

Advertisement

Nuk kishte as Kryetarin e partisë, ai kishte tre vite në një burg të mirëfilltë politik. Nuk kishte as ekonominë, ajo ishte mirëfilli piramidale e ndaj saj me zor të madh flisje se një pjesë e popullit që merrte e jepte lekë me fajde, të mbyste kundër kësaj “mirëqenie”. A po, nuk kishim as Teatër, ishte bërë Bingo Ylli; nuk di nëse Budinat punonin aty, por e di që në atë teatër fati, të madhin Kadri Roshi e nëmnin si të majtë”.

Braçe shton se “nuk kishte televizione, ishte vetëm një, publik e kishte statusin, por në të cilin shfaqej veç partia në pushtet, Presidenti i saj, Qeveria, një pjesë e Parlamentit dhe Partia Socialiste vetëm kur duhej sulmuar”.

Nuk kishte Zgjedhje, por kishte votime mbi bazë dhunë shtetërore, kriminale e barbare, për shkak të bindjeve politike e zgjedhjes që bëje. Në një KQZ të stërmadhe – diku te 20 anëtarë, PS kishte vetëm një. Në komisione votimi, fiks pas orës 8:00 të mëngjesit, për shkak të dhunës shtetërore, PS nuk kishte më asnjë anëtar, por nëpër spitale ne kishim plot të tillë deri në mesditë!”, shprehet Braçe.

“Ndërkohe, PS kishte shumë idealizëm, shumë fuqi prej idealizmit, bashkim, solidaritet në çdo moshë, besim e vendosmëri për të mos u dorëzuar; Kishte përfaqësim vendosur me gare, kishte të rinj ardhur nga FRESSH si kandidatë, nuk kishte interesa ekonomike e pronësore atë kohë; Zotëruesit e tyre kishin hyrë si anëtarë në Piramida – Partia e Madhe Ekonomike e Presidentit, ishin rehat aty! Kjo është Lista 26 Maj”, shprehet Braçe.

Advertisement

Deklarata e Braçes vjen në një moment kur Shqipëria po punon për reformën zgjedhore dhe ku ka shumë zëra që kërkojnë ndryshimin e sistemit, ndër to edhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy