Europa nis përpjekjet për t’i shpëtuar varësisë nga gazi rus

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Europa nis përpjekjet për t’i shpëtuar varësisë nga gazi rus

Europa ka nisur përpjekjet për të shpëtuar nga varësia e gazit rus. Për këtë, synimi është zhvillimi i kapaciteteve që bazohen në energjinë e rinovueshme dhe të diversifikimi i furnizimit me gaz për t’i dhënë fund varësisë së saj nga gazi rus. Detajet dalin në një draft të komunikimit të BE-së mbi çmimet e energjisë, në të cilin EURACTIV ka pasur qasje.

Evropa është në grahmat e një krize energjitike, e nxitur kryesisht nga çmimet e larta të gazit. Shpërthimi i luftës në Ukrainë vetëm e ka përkeqësuar krizën, duke theksuar varësinë e Evropës nga importet për 90% të gazit të saj, 40% e të cilit e kontrollon Rusia.

“Kjo varësi ka përkeqësuar situatën aktuale të çmimeve të larta të energjisë, e cila vazhdon të ndikojë tek familjet dhe bizneset evropiane,” thuhet në draft.

Zyrtarët e lartë të BE kanë nisur komunikim me qëllim gjetjen e opsioneve që çojnë në zbutjen e ndikimit të çmimeve të larta të vazhdueshme të energjisë në Evropë dhe parandalimin e kësaj në të ardhmen.

Advertisement

Javën e ardhshme pritet një takim në lidhje me uljen e varësisë energjetike të Evropës nga Rusia.

“Me depot e gazit të BE-së në nivele të ulëta historikisht dhe shqetësimet e sigurisë së furnizimit të lidhura me debitin e ulët në tubacionet e gazit nga Lindja, ne jemi dëshmitarë të një krize gazi në rritje. BE-ja mbetet shumë e varur nga importet e energjisë për prodhimin e energjisë dhe ngrohjen”, thuhet në draft.

Kjo vjen pas thirrjes së presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për një përshpejtim të tranzicionit të gjelbër gjatë një takimi midis Bashkimit Evropian dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy të martën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy