Europianët mendojnë se shkëlqimi i Gjermanisë po venitet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Europianët mendojnë se shkëlqimi i Gjermanisë po venitet

Shumica e evropianëve besojnë se shkëlqimi i Gjermanisë po venitet. Kështu tregon një sondazh i publikuar nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, teksa vendi po përgatitet për epokën post-Merkel.

Kur mungojnë më pak se dy javë nga zgjedhjet e 26 shtatorit, sondazhi tregon se 34% e evropianëve mendojnë se vendi e ka kaluar periudhën e tij më të mirë.

Gjermanët janë më pesimistët e qytetarëve të BE-së të anketuar, me 52 për qind që mendojnë se vendi i tyre është një fuqi në rënie.

Edhe shumicat në 8 vende të tjera, si Austria, Hungaria, Polonia, Italia, Holanda, Franca, Bullgaria dhe Danimarka bien dakord.

Advertisement

Sipas sondazhit, shumica e spanjollëve të intervistuar mendojnë se epoka e artë e Gjermanisë është ajo aktuale, ndërsa Bullgaria dhe Hungaria kishin përpjesëtimin më të lartë të njerëzve që besojnë se më e mira për vendin duhet ende të vijë.

“Pa Merkel, themelet e lidershipit të Gjermanisë në BE do të jenë shumë më të dobëta, veç rastit nëse qeveria e re implementon një strategji të besueshme që shkon përtej Merkelizmit”, shkruan Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, në një analizë që shoqëron sondazhin.

Analiza vlerëson se, nëse shumë evropianë mendojnë se Gjermania është një yll në rënie, atëherë kjo do të minojë besimin e tyre tek Berlini.

Qasja e tyre pozitive ndaj Gjermanisë së Merkel duket se ka qenë e lidhur me rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit dhe papunësinë e ulët në dy dekadat e fundit, pavarësisht sfidave ekonomike me të cilat është përballur Evropa.

Advertisement

Nga ana tjetër, shtetasit gjermanë të intervistuar nuk kanë besim tek aftësitë e vendit për të udhëhequr vendet evropiane në çështjet kyçe.

Vetëm në fushën e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut, më shumë se një e treta e gjermanëve besojnë se vendi mund të udhëheqë Evropën.

Në fusha të tjera si mbrojtja dhe siguria, besimi është i vakët tek 20 për qindëshi. Shumë më pak se totali i kombinuar i vendeve të tjera evropiane, që arrin në 29 për qind.

E njëjta gjë është edhe për çështjet ekonomike dhe financiare, me 37 për qind të evropianëve që kanë besim tek Berlini, më shumë se 31% e gjermanëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy