Eurostat: Rreth 4.2 milionë ukrainas kanë gjetur strehim në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Eurostat: Rreth 4.2 milionë ukrainas kanë gjetur strehim në BE

Që nga shkurti i vitit 2024, rreth 4.2 milionë refugjatë ukrainas kishin gjetur strehim në BE, pasi kishin marrë statusin e mbrojtjes së përkohshme, sipas shifrave të Eurostat të publikuara sot.

Konkretisht, në fund të shkurtit 2024, vendet e BE-së që pritën numrin më të madh të përfituesve të mbrojtjes së përkohshme nga Ukraina ishin Gjermania (1,286,580 persona, pra 30,4% e totalit të BE-së), Polonia (957,200, pra 22,6%) dhe Republika Çeke (385,075, pra 9.1%).

Krahasuar me fundin e janarit 2024, rritjet më të mëdha absolute të numrit të përfituesve u panë në Gjermani (+16,430, +1,3%), Poloni (+5,640, +0,6%) dhe Republikën Çeke (+3,885, + 1,0% ).

Numri i përfituesve ka rënë në 5 vende të BE-së, përkatësisht Austri (-1,420 persona, -1.7%), Francë (-685, -1.1%), Estoni (-550, -1.5%), në Holandë (-120, – 0.1%) dhe Maltë (-20, -1.0%).

Advertisement

Në raport me popullsinë e çdo vendi të BE-së, numri më i lartë i përfituesve të përgjithshëm të mbrojtjes së përkohshme për mijë persona në fund të shkurtit 2024 u regjistrua në Republikën Çeke (35.6), Lituani (26.5) dhe Poloni (26.0), ndërsa në BE u regjistrua niveli 9.4 për mijë njerëz. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy