Evakuimet nga Afganistani, Biden: Çdo ditë që kalon, shton rrezikun për trupat amerikane

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Evakuimet nga Afganistani, Biden: Çdo ditë që kalon, shton rrezikun për trupat amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u shpreh pas mbledhje së G7-s se që nga 14 gushti, 70 700 persona janë evakuuar nga Kabuli dhe shtoi se me ritmin aktual, evakuimet do të përfundojnë brenda afatit të 31 gushtit.

“Sa më shpejt që të mbarojmë punë, aq më mirë. Çdo ditë që kalon, shton rrezikun për trupat amerikane nga terroristët në rajon”, tha Biden.

Më tej, Biden theksoi se edhe talebanët po ndihmojnë në largimin e njerëzve nga Kabuli.

Në lidhje me aleatët, Biden theksoi se do të qëndrojnë të bashkuar për të përballuar sfidat që paraqet Afganistani: “Ramë dakord sot që do të qëndrojmë krah për krah, ashtu siç kemi bërë prej vitesh. Do të jemi të bashkuar”.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy