Evropë, probleme me furnizimin me vaksinën e AstraZeneca-s pas rifillimit të imunizimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Evropë, probleme me furnizimin me vaksinën e AstraZeneca-s pas rifillimit të imunizimeve

Rifillimi i imunizimeve në shumë vende evropiane me vaksinën e AstraZeneca-s, nuk ka arritur të fashisë tërësisht shqetësimet lidhur me sigurinë e saj. Por ekspertët i druhen më shumë shqetësimeve që po krijon mungesa e vaksinës. Britania po përballet me probleme për të marrë sasi të konsiderueshme vaksinash nga një prej prodhuesve më të mëdhenj të tyre që ndodhet në Indi, çka mund të çojë në një ulje të ndjeshme të numrit të vaksinimeve.

Më shumë se njëzet mijë persona janë vaksinuar në këtë qendër që prej hapjes së saj në fund të muajit dhjetor. Java e kaluar ishte veçanërisht e zënë me imunizime me vaksinën e AstraZeneca-s, pothuajse 1700 pacientë çdo ditë. Por Britania po përballet me një mungesë në furnizimin me vaksina të AstraZeneca-s, çka mund të vonojnë fillimin e imunizimit për personat nën 50 vjeç. Dërgesat e pritshme nga dy kompani furnizimi u reduktuan, për shkak të çështjeve të prodhimit dhe testimit.

Personeli mjeksor i kësaj qendre shëndetësore shqetësohet si nga hezitimi evropian lidhur me sigurinë ndaj vaksinës ashtu edhe nga mungesa e saj.

“Mungesa e vaksinës është disi shqetësuese. Ndjej se po vjen në kohë të gabuar, kur komentet në shtyp që vijnë kryesisht nga Evropa, janë negative, në lidhje me vaksinën e AstraZeneca-s dhe mpiksjen e gjakut, gjë për të cilën qartësish nuk ka prova sikurse thotë Agjencia Rregullatore e Barnave dhe e Produkteve të Kujdesit Shëndetësor. Kjo thjesht ushqen frikërat e disa njerëzve. Për këtë arsye ulja e furnizimeve gjatë muajit tjetër nuk do të jetë periudha ideale edhe për shkak të këtyre shqetësimeve”, thotë Doktor Jey Selvarajah, i cili drejton programin e vaksinimit në Qendrën Mjekësore Lister.

Advertisement

Eksperti Gino Martini shqetësohet se hezitimi lidhur me vaksinës dhe mungesa e tyre do të dëmtojnë besimin e pacientëve në Britani. Ai thotë se përfitimet nga vaksinimi janë më të mëdha se rreziku.

“Nga njëqind e tetëdhjetë e katër pacientë që ishin në njësitë e kujdesit intensiv tek rreth 31 për qind e tyre u vu re mpiksje e gjakut. Ndaj për mua është e qartë se ka më shumë të ngjarë të ketë mpiksje gjaku nëse prekemi nga COVID-19. Pra sërish, përfitimet nga vaksinimi janë më të mëdha se çdo rrezik që lidhet me të”, thotë zyrtari Kryesor i kërkimit Shkencor i “Royal Pharmaceutical Society”.

Kryeministri britanik Boris Johnson thotë se është i kënaqur me vendimin e agjencisë rregullatore të barnave.

“Qendra ku unë po vaksinohem po përdor aktualisht vaksinën e Oksford-AstraZenecas, dozën e parë dhe atë po marr edhe unë”.

Advertisement

Por zoti Johnson nuk mund t’i kundërshtonte njoftimet se Instituti Serum i Indisë nuk i kishte dërguar të gjitha vaksinat që priteshin dhe rreth krijimit të të tjera ngërçeve, që mund të nënkuptojnë vonesa në shpërndarje.

“Kjo është për shkak të një vonese në dërgimin e sasive nga ana e Institutit Serum, I cili ështe duke bërë një punë voluminoze në prodhimin e vaksinave në sasi kaq të mëdha dhe për shkak të një sasie që aktualisht kemi në vend, e cila duhet të rishikohet si pjesë e programeve tona rigoroze mbi sigurinë”, thotë zoti Johnson.

Qeveria pati thënë se Instituti Serum i Indisë, prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, do të furnizonte Britaninë me 10 milionë doza të vaksinës AstraZeneca këtë muaj. Por vetë instituti tha të enjten se nuk kishte “afate kohore të përcaktuara” për shpërndarjen e vaksinës.

Kompania bëri të ditur se tashmë janë dorëzuar 5 milionë doza “dhe se do të përpiqet të sigurojë më shumë më vonë, bazuar në situatën aktuale dhe kërkesën që ka programi i imunizimit të qeverisë indiane”.

Advertisement

Ndërkohë Belgjika po i druhet një valë tjetër infeksionesh me koronavirus në një kohë kur infeksionet e reja ditore me COVID-19 u rritën me gati 30 për qind gjatë një jave.

Dhjetëra të moshuar morën dozën e parë të vaksinës së AstraZeneca-s të enjten në Bruksel.

Duke njoftuar synimet e Gjermanisë për të rifilluar imunizimin me vaksinën e Oxford/AstraZeneca-s, ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn tha se punonjësit e kujdesit shëndetësor do të fillonin me vaksinimet sa më shpejt të ishte e mundur.

“Është një çështje e vënies në peshore të përfitimeve nga njëra anë e risqeve nga ana tjetër. Rreziku i identifikuar i një tromboze venoze cerebrale konsiderohet ende të jetë më i ulët se pasojat që do të kishte mosvaksinimi. Sidoqoftë, vendimmarrja e informuar, vaksinimi i informuar, janë të rëndësishme për të fituar besim”, tha ai.

Advertisement

Personat të cilët u imunizuan në këtë qendër në Këln, shprehën besimin e tyre tek vaksina e AstraZeneca-s./ VOA

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy