Fajësoi homoseksualët për pandeminë, patriarku ortodoks infektohet me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fajësoi homoseksualët për pandeminë, patriarku ortodoks infektohet me COVID-19

Patriarku ortodoks Filaret, 91-vjeç, i cili akuzoi homoseksualët se ishin përgjegjës për pandeminë e koronavirusit, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Kjo u njoftua nga faqja zyrtare e Kishës Ortodokse të Ukrainës, e cila në një deklaratë të shkurtër të 4 shtatorit gjithashtu njoftoi se “patriarku i nderit është shtruar në spital”, ndërsa fton besimtarët që të luten për shërimin e tij.

Në një intervistë dhënë marsin e kaluar për një televizion ukrainas, Filaret tha se koronavirusi ishte një “një dënim nga Zoti për martesat e të njëjtit seks”.

Kjo deklaratë e tij u kritikua menjëherë.

“Deklarata të tilla janë shumë të dëmshme sepse ato mund të çojnë në një rritje të sulmeve, agresionit, diskriminimit dhe dhunës ndaj grupeve të caktuara të njerëzve, në një vend ku sulmet homofobike janë tashmë të përhapura dhe në të cilat sindikatat e të njëjtit seks nuk janë të njohur ligjërisht”, tha Maria Guryeva, zëdhënëse e Amnesty International Ukraine.

Advertisement

Fajësoi homoseksualët për pandeminë, patriarku ortodoks infektohet me COVID-19 shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy