Fakti që nuk besoni tek teoritë konspirative nuk do të thotë se keni gjithmonë të drejtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fakti që nuk besoni tek teoritë konspirative nuk do të thotë se keni gjithmonë të drejtë

Herë pas here, diçka e tmerrshme dhe e pakuptimtë ndodh sa është e vështirë ta përthithësh plotësisht atë.

Një ndërtesë shumëkatëshe shembet ndërsa banorët flenë brenda.

Arma e një aktori të famshëm qëllon me plumb të vërtetë në një set filmi, duke vrarë një nënë të re.

Një turmë koncerti shndërrohet në një përleshje që lë njerëz të vdekur dhe të plagosur.

Advertisement

Pas çdo katastrofe të tillë, lind gjithnjë një pyetje: cila është historia e vërtetë e asaj që ndodhi? Mes një morie faktesh dhe thashethemesh përmes lajmeve të fundit, përgjigjet më të zhurmshme vijnë shpesh nga dy kampe: Le t’i quajmë ata konspiracionistët dhe reformistët.

Dikush rrënqeth përmes skemash të errëta, figurave të liga, duarve të padukshme.  Tjetri predikon doktrinën e racionalitetit që edhe nëse gjithçka nuk dihet ende, ajo është përfundimisht e ditur nëse ndiqen rregullat

Merrni si shembull Festivalin Astroworld të Travis Scott, ku dyndja e turmës në fillim të këtij muaji la të paktën 10 njerëz të vdekur dhe qindra të plagosur.

“Ishte si ferr,” tha një pjesëmarrës. Disa komplotistë nxituan të pohonin një tjetër pikëpamje: Koncerti nuk ishte thjesht “si ferr”. Ishte, përkundrazi, një ritual i përpunuar satanik.

Advertisement

Shenjat ishin të gjitha aty, shkruajtën ata në Twitter. Aty ishte skena që dukej si një kryq i përmbysur. Kishte faktin se Kisha e Satanit u themelua më 30 prill 1966 – 666 muaj e gjashtë ditë para natës së koncertit, 5 nëntor 2021. Dhe kjo datë ishte edhe ditëlindja e 66-të e Kris Jenner, nëna e Kylie Jenner, e dashura e zotit Scott. Këto ide të çuditshme nuk kanë humbur apo zhvendosur diku në interneti; disa video që ngrenë pretendime të tilla kanë marrë miliona shikime.

Një koment i vetëm në një nga këto postime se, “Industria e muzikës është demonike dhe mbledh shpirtra” mori dhjetëra mijëra pëlqime.

Habitatet natyrore të një komplotisti janë TikTok, Reddit, Facebook dhe YouTube, “tokë” pjellore për mbjelljen e farave të paranojës dhe frikës përmes klipeve sekondare dhe fotove të përpunuara.

Në anën tjetër reformistet e panë tragjedinë në Astroworld, si rezultat i një sërë  gabimesh skandaloze: planifikimi i pamjaftueshëm, një sërë masash sigurie të pavendosura siç duhet e deri tek fakti se shfaqja duhet të ishte ndërprerë më shpejt.

Advertisement

Kriza mund të ishte shmangur nëse do të ishin ndjekur vetëm procedurat e duhura.

Me receta politikash të matura dhe vendosmëri teknokratike, sugjeron reformisti, ne mund të çojmë në fund kaosin. Na duhet vetëm të ndjekim rregullat – dhe këshillat e tyre të zgjuara.

Dikotomia midis figurave që mishërojnë ose kaosin ose rendin shkon në mijëvjeçarë dhe kjo ekziston në kulturat anembanë botës

Ne njerëzit kemi nevojë për tregime për të përpunuar atë që ndodh rreth nesh ose në botë në përgjithësi.

Advertisement

Siç ka thënë historiani dhe filozofi popullor Yuval Noah Harari: “Tipari vërtet unik i Homo Sapiens është aftësia jonë për të krijuar dhe besuar trillime. Të gjitha kafshët e tjera përdorin sistemin e tyre të komunikimit për të përshkruar realitetin. Ne përdorim sistemin tonë të komunikimit për të krijuar realitete të reja.”

Në këtë proces krejtësisht njerëzor janë të angazhuar edhe konspiracionistët edhe reformistët.

Duke lidhur ngjarje dhe fakte në mënyrat e tyre  metaforike, konspiracionisti dhe reformisti zhvillojnë secili një tezë për atë që ndodhi.

Historitë na ndihmojnë të jetojmë me njëri-tjetrin dhe me veten, dhe në vazhdën e vuajtjeve të mëdha dhe të papritura, ne kemi nevojë për diçka që të na mbajë përpara.

Advertisement

Mund të jetë e vështirë të shihet se si një histori për një sakrificë satanike gjaku i ndihmon njerëzit të jetojnë me veten e tyre.

Por historia e konspiracionistit ofron një lloj mirësjelljeje për njerëzit e përfshirë, dhe ndoshta për njerëzimin në përgjithësi. Imazhi i pjesëmarrësve të koncertit që përshëndesin një grua që u ngjit në skene për t’u përpjekur të ndalojë shfaqjen në Astroworld është e vështirë për t’u kuptuar. Mund të jetë më e lehtë të besosh se ngjarjet që ndodhën ishin një komplot satanik sesa t’i shikosh ato si rezultat i indiferencës së zakonshme njerëzore.

Cilësia qetësuese e historisë së reformistit është edhe më e lehtë për t’u identifikuar sepse fokusohet tek kontrolli.

Për këtë arsye, qëndrimi reformist është për t’u admiruar.

Advertisement

Nëse është e vërtetë se “historia në të cilën ju besoni formëson shoqërinë që krijoni”, siç tha z. Harari së fundi në një intervistë, atëherë reformistët, me përpjekjet e tyre për të eliminuar keqfunksionimet sistemike, po punojnë drejt një bote më të mirë, ose më së paku, më të sigurt

Konspiracionistët dhe reformistët priren të dyfishojnë narrativat e vlerësuara nga komunitetet e tyre përkatëse.

Reformisti jeton në një botë ku ekspertiza dhe zgjidhja e problemeve kanë një qasje kulturore.

Konspiracionisti jeton në një botë ku spiritualiteti dhe besimi në fuqitë më të larta mund t’i përgjigjen shumë pyetjeve të mëdha.

Advertisement

Sigurisht që dallimet mes reformistit dhe konspiracionistit nuk janë absolute.

Brenda çdo personi, linjat mjegullohen: Shumë prej nesh mund të jenë reformistë dhe konspiracionistë, të prirur ndaj misticizmit në disa fusha dhe të detyrueshëm ndaj arsyetimit në të tjera.

Një pemë mund të bjerë dhe gati të të vrasë, duke të bërë të besosh se kjo ishte një shenjë nga universi që duhet ta jetoni jetën në maksimum dhe ta vlerësoni çdo ditë.

Historia e konspiracionistit, e marrë në ekstremin e saj, do të na bënte të besojmë se nuk mund të bëjmë asgjë për aksidentet ose problemet, sepse ato janë pjellë djajve, forca keqdashëse përtej kontrollit tonë.

Advertisement

Versioni ekstrem i historisë së reformistit, përkundrazi, do të na bënte të besojmë se nuk ka asgjë që nuk mund të bëjmë për aksidentet apo problemet, se arsyeja mund të na sigurojë kontroll të plotë mbi mjedisin tonë, madje edhe mbi veten tone

… Megjithatë, si konspiracionistët ashtu edhe reformistët tregojnë histori që shpjegojnë “pse-në” para se të kemi përpunuar pyetjen “çfarë”(“New York Times”, “Si”)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy