Falsifikonin bileta transporti në Tiranë, prangoset faturino 25 vjeç, dy në kërkim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Falsifikonin bileta transporti në Tiranë, prangoset faturino 25 vjeç, dy në kërkim

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, ndërsa ka shpallur në kërkim tre të tjerë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin falsifikonin dhe hidhnin në treg bileta të transportit publik Tiranë-Krrabë, të cilat nuk prodhoheshin në Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë.

 

Në pranga përfundoi A. Ç., 25 vjeç, banues në Mushqeta, faturino i linjës së autobusëve Tiranë-Krrabë.

 

Advertisement

Gjithashtu, u shpallën në kërkim V. I., 39 vjeç, banues në Baldushk, administratori i linjës së transportit, dhe F. I., 44 vjeç.

 

Gjatë kontrollit fizik, 250vjeçarit iu gjet një sasi e konsiderueshme biletash të dyshuara të falsifikuara.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy