Fati i Ukrainës, amerikanët dhe rusët lënë takim pas Vitit të Ri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fati i Ukrainës, amerikanët dhe rusët lënë takim pas Vitit të Ri

Zyrtarët amerikanë dhe ata rusë kanë rënë dakord të takohen për një samit mbi sigurinë më 10 janar, konfirmoi për CNN të martën një zëdhënës i Këshillit amerikan të Sigurisë Kombëtare.

“Qasja e presidentit Biden ndaj Ukrainës ka qenë e qartë dhe e vazhdueshme, bashkimi i aleancës në dy shina, parandalim dhe diplomaci. Jemi të bashkuar si aleancë në pasojat me të cilat do të përballej Rusia nëse sulmon Ukrainën. Por jemi gjithashtu të bashkuar në vullnetin për t’u angazhuar në diplomaci me Rusinë”, tha zëdhënësi në një deklaratë.

“Shtetet e Bashkuara mezi po presin që të takohen me Rusinë për Dialogun e Sigurisë Strategjike më 10 janar. Gjithashtu Rusia dhe NATO do të zhvillojnë një takim tjetër më 13 janar. Do të shpalosim shqetësimet tona mbi aktivitetin e Rusisë. Do të biem dakord për disa gjëra, dhe do të kemi kundërshtime për të tjera, kjo është diplomacia”.

Prej muajsh tashmë, situata në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës i ngjan një “vullkani” që është gati të shpërthejë. Rusia raportohet të ketë mbledhur mbi 100 mijë trupa dhe akuzohet se po planifikon një sulm frontal ndaj Ukrainës. Vladimir Putin i mohon këto akuza dhe thotë se aktiviteti ushtarak i Ukrainës dhe NATO-s është shqetësues. Presidenti rus ka kërkuar garanci që Ukraina të mos futet në NATO, ndërsa SHBA dhe BE kërcënojnë Rusinë me sanksione të rënda nëse pushton vendin fqinj.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy