FBI kryen kontrolle në shtëpinë e presidentit Biden

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FBI kryen kontrolle në shtëpinë e presidentit Biden

Byroja Federale e Hetimit (FBI) po kryen kontrolle në shtëpinë e presidentit amerikan, Joe Biden, në Dellauer, si pjesë e hetimit lidhur me dokumentet e klasifikuara, tha avokati i tij.

 

Përmes një deklarate, avokati i Bidenit tha se kontrollet ishin të “planifikuara” dhe kanë “mbështetjen e plotë” të presidentit.

 

Advertisement

CBS ka raportuar se hetimi lidhet me një rast më të gjerë sa i përket mënyrës se si janë trajtuar dokumentet e klasifikuara.

 

FBI-ja nuk ka komentuar për kontrollet. Pasi që Biden ishte pajtuar që kontrollet të kryheshin, autoritetet nuk kanë lëshuar ndonjë urdhëresë gjyqësore.

 

Advertisement

Avokati i Bidenit, Bob Bauer, tha se kontrollet po kryhen “pa njoftim paraprak për publikun” për shkak se duhet të ruhet “siguria operacionale dhe integriteti”.

 

Edhe më herët ka pasur kontrolle pasi fillimisht u zbuluan dokumente të klasifikuara në Qendrën Penn Biden në Uashington në muajin nëntor të vitit të kaluar.

 

Advertisement

Dokumente shtesë janë gjetur edhe në një shtëpi tjetër të Bidenit në Dellauer, pas kontrolleve që u kryen në dhjetor dhe janar.

 

Ende nuk dihet se sa dokumente të klasifikuara janë gjetur, por vetëm gjatë kontrolleve të kryera në janar u gjetën dhjetëra të tilla.

 

Advertisement

Biden tha se ekipi i tij ka bërë “atë që duhej bërë” dhe “po bashkëpunon plotësisht” me autoritetet lidhur me hetimin që po zhvillohet.

 

Njoftimi për kontrollet vjen një ditë pasi prokurori i posaçëm, Robert Hur, zyrtarisht nisi detyrën e tij për të mbikëqyrur hetimin lidhur me rastin e dokumenteve të klasifikuara.

 

Advertisement

Pasi u zbuluan dokumentet e para në nëntor, avokatët e Bidenit menjëherë njoftuan zyrën e Shtëpisë së Bardhë. Dokumentet iu dorëzuan një ditë më pas Arkivave Kombëtare.

 

Zyrtarët gjyqësorë po ashtu ishin njoftuar menjëherë për gjetjen e dokumenteve./rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy