Fermerët italianë paralajmërojnë marshin drejt Romës, Meloni: Kemi bërë përpjekje maksimale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fermerët italianë paralajmërojnë marshin drejt Romës, Meloni: Kemi bërë përpjekje maksimale

Përfaqësuesit e “lëvizjes së traktorëve” italianë njoftuan se nga e enjtja do të nisin t’i afrohen Romës, me një sërë mobilizimesh dhe se javën e ardhshme do të organizojnë një demonstratë të madhe në kryeqytet.

Në të njëjtën kohë, mobilizim pritet të organizohet edhe në Sanremo, jashtë Genovas, ku nesër fillon Festivali i Këngës Italiane, i cili transmetohet nga televizioni publik Rai.

Ndërkohë, kryeministrja italiane Giorgia Meloni nga Japonia,  iu referua protestave dhe nënvizoi se qeveria ka bërë çdo përpjekje për fermerët.

“Ne takuam fermerët, një sektor të cilit i kam kushtuar gjithmonë vëmendje maksimale. Këtë e dëshmojnë faktet, rritja e fondeve në buxhetet e shtetit, rinegocimi i Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes me një rritje të burimeve për bujqësinë nga pesë në tetë miliardë euro”, tha ajo.

Advertisement

“Kemi bërë përpjekje për karburant, kemi bërë maksimumin duke mbështetur produktet tona të shkëlqyera të kuzhinës, si për shembull me vendimin për ndalimin e të ashtuquajturave ushqime sintetike”, shtoi kryeministrja italiane.

Në fund, Meloni theksoi se gjithmonë mund të bëhent më shumë dhe se është e gatshme të dëgjojë kërkesat e fermerëve. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy