Fermerët nuk tërhiqen, bllokohet porti i dytë më i madh në Europë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fermerët nuk tërhiqen, bllokohet porti i dytë më i madh në Europë

Fermerët po mobilizohen në shumë vende evropiane, ndërkohë që pavarësisht thirrjes së dy sindikatave të mëdha bujqësore në Francë për t’i dhënë fund bllokadave, pas njoftimeve të qeverisë, shumë fermerë francezë janë në pritje. Në të njëjtën kohë, në Belgjikë, fermerët e zemëruar nga rritja e kostove dhe duke reaguar ndaj politikave mjedisore të Bashkimit Evropian po kryejnë bllokada të reja.

Njëkohësisht, informacionet bëjnë me dije se në Francë bllokadat e fermerëve po pushojnë dalëngadalë dhe ata vetë po kthehen në bazat e tyre, pas masave të qeverisë, që do të kushtojnë në total 600 milionë lekë.

Përfaqësuesit e sindikatave kryesore të fermerëve, pas njoftimeve të fundit të qeverisë, shpallën synimin për të pezulluar mobilizimet e tyre me kusht që të marrin me shkrim angazhimet e marra nga qeveria.

Në të njëjtën kohë, fermerët protestues kanë bllokuar pikat kufitare midis Belgjikës dhe Holandës, qendrat belge të monitorimit të trafikut.

Advertisement

Kalimi kufitar për në Antwerp, qyteti i dytë më i madh i Belgjikës dhe porti i dytë më i madh i Evropës, është një nga pikat e bllokuara.

Mediat lokale raportojnë se shumica e protestuesve vijnë nga Belgjika dhe disa janë holandezë.

“Këshilli Evropian diskutoi sfidat në sektorin bujqësor dhe shqetësimet e ngritura nga fermerët”, thanë udhëheqësit e BE pas samitit, gjatë të cilit rreth një mijë traktorë nga Belgjika dhe vende të tjera rrethuan Brukselin.

“Duke kujtuar rolin thelbësor të Politikës së Përbashkët Bujqësore, ne i bëjmë thirrje Këshillit dhe Komisionit të vazhdojnë me punën sipas nevojës. Këshilli Evropian do të monitorojë situatën”, shtuan në konkluzionet e tyre drejtuesit e vendeve të BE.

Advertisement

Menjëherë pas përfundimit të Samitit të jashtëzakonshëm në Bruksel, Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen iu referua çështjes bujqësore, duke theksuar ndër të tjera rolin thelbësor të fermerëve në ekonominë e Evropës.

“Puna e tyre kontribuon shumë në sigurinë tonë ushqimore dhe në të vërtetë në mënyrën tonë të jetesës. Ata janë faktorë kyç në sigurimin e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore. Ata jetojnë me natyrën dhe nga natyra”, tha kryetarja e Komisionit. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy